Borrell kërkon hetim për bombardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Gaza

schedule16:43 - 22 Qershor, 2024

schedule 16:43 - 22 Qershor, 2024

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një hetim mbi bombardimet vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza.

“BE-ja dënon bombardimet, të cilat dëmtuan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe çuan në dhjetëra viktima. Nevojitet një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, shkroi Borrell në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!