Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje Izraelit të mos frikësojë apo kërcënojë gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi kryeprokurori i GJPN-së bëri thirrje për lëshimin e urdhërarresteve kundër kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministrit të tij të mbrojtjes Yoav Gallant, së bashku me liderët e Hamasit.
“I kërkoj të gjithëve, duke filluar nga qeveria izraelite, por edhe disa qeveri europiane, të mos i frikësojnë gjyqtarët, të mos i kërcënojnë ata”, tha Borrell.
Prokurori i GJNP-së, Karim Khan tha të hënën se ai kërkoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe liderët e lartë të Hamasit, Yahya Sinëar, Ismail Haniyeh dhe Mohamed Deif, me dyshime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Urdhrat, nëse jepen nga gjyqtarët e GJNP-së, do të nënkuptojnë se ndonjë nga 124 shtetet anëtare të gjykatës do të jetë teknikisht i detyruar të arrestojë Netanyahun dhe të tjerët nëse do të udhëtojë atje.
/abcnews.al