Borrell: Europa duhet të përgatitet për fluksin e refugjatëve

schedule09:52 - 7 Mars, 2022

schedule 09:52 - 7 Mars, 2022

Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi deri më tani. Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë,  sipas shefit të BE-së Josep Borell,  rreth pesë milionë ukrainas pritet të largohen nga vendi nëse vazhdojnë bombardimet ruse ndaj Ukrainës,  duke theksuar se Europa duhet të përgatitej për fluksin e refugjatëve.

“Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë emigrantë.  Ne gjithashtu duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar vendet që do të strehojnë ukrainasit që po largohen nga lufta, ” përfundoi Borrell.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!