Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit

schedule19:37 - 21 Mars, 2023

schedule 19:37 - 21 Mars, 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se i ka informuar ata për marrëveshjen në Ohër.

Borrell u shpreh se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re në dialog.

Zyrtari evropian nënvizoi se marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me deklaratën e lëshuar.

Sipas tij, aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të Asociacionit.

“Aneksi thekson qartë se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Ne do të ndjekim nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime që janë pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt Evropës”, deklaroi Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!