Boris Xhonson do të jetë Kryeministri i ri në Britaninë e Madhe

schedule13:20 - 23 Korrik, 2019

schedule 13:20 - 23 Korrik, 2019

Pasditen e të mërkurës kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të marrë detyrën. Kjo pasi Tereza Mej të mbajë fjalën e fundit në Dauning Strit dhe do të shkojë  të prezantojë pasardhësin e saj tek Mbretëresha Elizabetë.

Boris Xhonson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. 200 mijë konservatorët britanikë kanë votuar për pasardhësin e Tereza Mej në drejtimin e partisë dhe të vendit. Boris Xhonson, ish kryebashkiak i Londrës dhe ministër i jashtëm i përket dhe pjesës më ekstreme të partisë për Brexit. Gjatë fushatës elektorale ai u shpreh se Britania e Madhe do të dalë me cdo kusht nga Bashkimi europian Brenda 31 tetorit të këtij viti. Pikërisht përballë mundësisë së daljes së vendit nga BE pa një marrëveshje, dy ministra të Mej dhanë dorëheqjen dhe të tjerë kërcënuan se do të bënin të njëjtën gjë nëse Xhonson do të fitonte ndaj të moderuarit Xheremi Hant. Ky i fundit në fushatën e tij elektorale premtoi se do të rinegocionte marrëveshjen dhe pse nuk e përjashtoi mundësinë që mund të mos ketë një të tillë.

Kryeministri i ri i vendit do të marrë postin pasditen e të mërkurës. Tereza Mej do të mbajë fjalën e fundit para Dauning Strit dhe më pas do të shkojë tek Mbretëresha Elizabetë për të prezantuar pasardhësin e saj. Me këtë veprim përfundojnë tre vitet e drejtimit të vendit nga ana e saj. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!