Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë sot një premtim në lidhje me luftën për parandalimin e COVID-19.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka premtuar se programi i gjurmimit të kontaktit për COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në fuqi deri më 1 qershor.
Johnson deklaroi se 25,000 pajisje do të ishin në gjendje të gjurmonin kontaktet e 10,000 rasteve të reja çdo ditë.
“Pra, ne po bëjmë përparim të shpejtë në testimin dhe gjurmimin dhe kam besim të madh që, deri më 1 qershor, do të kemi një sistem që do të na mundësojë, që do të na ndihmojë shumë, për të mposhtur këtë sëmundje dhe për të ecur përpara, përfundoi Johnson./abcnews.al