Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Boris Johnson do të rikthehet së shpejti në detyrë

schedule09:20 - 25 Prill, 2020

schedule 09:20 - 25 Prill, 2020

Boris Johnson  dot të rikthehet në punë menjëherë pas rikuperimit të tij nga Covid-19, pasi presioni mbi qeverinë e tij për të shpjeguar se si ta nxjerrë Britaninë nga bllokimi ka filluar të rritet çdo ditë e më shumë.

Johnson, 55 vjeç, është duke u rikuperuar në Chequers , jashtë Londrës që nga momenti kur doli nga spitali më 12 prill.

Por rikthimi i tij në Downing Street mund të jetë i menjëhershëm, pasi zyrtarët thanë se ai kishte folur me Mbretëreshën Elizabeth II dhe gjithashtu Presidentin e SHBA Donald Trump.

Ish punëdhënësi i Johnson, tha se ai mund të kthehej në zyrën e tij të hënën dhe të zhvillonte takime me ministrat e kabinetit individual.

Por sekretari shëndetësor Matt Hancock tha se duhet të jetë  më i kujdesshëm, pavarësisht përparimit të kryeministrit.

“Unë fola me të dje, ai është i gëzuar, i guximshëm dhe  është në gjendje të mirë ,” tha ai të premten.

“Por se kur ai do të rikthehet saktësisht është në dorën e tij dhe të mjekëve të tij.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!