Boris Johnson dha dorëheqjen, vjen kandidatura e parë për kryeministrin e ri të Britanisë

schedule19:48 - 8 Korrik, 2022

schedule 19:48 - 8 Korrik, 2022

Rishi Sunak ka shpallur kandidaturën për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe, pasi Boris Johnson dha dje dorëheqjen. Sunak tha se vendi përballet me sfida të mëdha.

“Të rivendosim besimin, të rindërtojmë ekonominë dhe të ribashkojmë vendin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, përcjell abcnews.al.

Sunak dha dorëheqjen nga posti i tij ministror të martën në mbrëmje, vetëm pak çaste pasi Sajid Javid u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë.

Ata nisën një “ortek” dorëheqjesh ndërsa Johnson u përball me pyetje në lidhje me trajtimin e çështjes së deputetit Chris Pincher, gjë që përfundimisht çoi në pranimin e kryeministrit të largohej të enjten.

Në një video të pubikuar së bashku me një postim në Tëitter, duke e paraqitur veten si lideri i ardhshëm konservator, Sunak shkruan: “Unë dua ta udhëheq këtë vend në drejtimin e duhur”.

Ai gjithashtu theksoi përvojën e tij gjatë pandemisë si një shembull se pse ai është i aftë për këtë punë.

“Unë drejtova departamentin më të vështirë në qeveri gjatë kohërave më të vështira kur u përballëm me makthin e COVID,” vazhdoi ai. “Vlerat e mia janë të panegociueshme: patriotizmi, drejtësia, puna e palodhur”, përforcon Sunak.

Sakaq, disa deputetë konservatorë kanë mbështetur menjëherë Sunak si kandidatin e tyre të preferuar për lidership. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!