Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër për herë të tretë si çift, ndërsa ish-kryeministri mirëpreti fëmijën e tij të tetë në total.
Duke bërë të ditur lajmin në Instagram, bashkëshortja e Johnson shkroi fillimisht krahas fotove: “Një javë Frankie. Mirësevjen në botë Frank Alfred Odysseus Johnson i lindur më 5 korrik në orën 9.15 të mëngjesit (a mund ta merrni me mend se cilin emër zgjodhi burri im?!)”, dhe shtoi se:
“Unë po e dua çdo minutë të fytyrës së përgjumur të foshnjës. Të shoh dy fëmijët më të mëdhenj duke përqafuar vëllain e tyre të vogël me kaq gëzim dhe emocion është gjëja më e mrekullueshme që kam parë ndonjëherë. Ne jemi të gjithë shumë të dashuruar. Faleminderit shumë ekipi i jashtëzakonshëm i maternitetit NHS në UCLH. Ata janë me të vërtetë njerëzit më të mrekullueshëm, të dashur. Ndihem shumë mirënjohës”.
View this post on Instagram
Carrie Johnson njoftoi lajmet e shtatzënisë në Instagram në maj, duke zbuluar se ishte tetë muajshe shtatzënë, që do të thotë se ishte tashmë në tremujorin e tretë kur shoqëroi bashkëshortin Boris në kurorëzimin e Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Kamila në maj. Ky është fëmija i tretë i çiftit pas Ëilfred dhe vajzës së tyre 18 muajshe, Romy./abcnews.al