Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell ka deklaruar se luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme ndonëse janë të ndryshme, të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën.
“Lufta në Ukrainë dhe lufta Izrael-Hamas kanë shkaqe të ndryshme, por të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën. Rusia është e sigurt se po përfiton nga kjo situatë dhe po e përdron krizën në Lindjen e Mesme në avantazhin e saj”, ka thënë ndër të tjera Borell.
Gjithashtu ai thekson se BE është e shqetësuar për jetën e çdo civili.
“Ne duhet t’i japim mbështetje të fortë Izraelit, sepse përjetuan sulmin më të madh kundër popullatës hebre. Por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se në mesin e popullatës palestineze po vdesin njerëz të pafajshëm”, ka thënë ndër të tjera Borell./abcnews.al/