Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, i shprehu ngushëllimet më të thella Yulia Navalny, gruas së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në emer të BE-së, duke thkesuar se Presidenti Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalny.
“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së Julia Navalny. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny. Siç tha Julia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin,” tha Borell në llogarinë e tij në X.
Borell theksoi se BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për “shoqërinë civile ruse dhe mediat e pavarura”.
/abcnews.al

