Në verilindje kanë nisur reshje të dendura bore. Fatmirësisht temperaturat kanë ruajtur vlerat pozitive nga dy deri katër gradë, duke shmangur praninë e ngricave. Trashësia e dëborës në lartësitë mbi 700 metër ka arritur në 35 centimetra ndërsa në qytet nuk i kalon 10 centimetrat. Për momentin nuk janë shfaqur problematika që lidhen me qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve, gjithsesi, kompanitë kontraktuese për mirëmbajtjen dimërore nga bashkia e Kukësit janë në gatishmëri për ndërhyrje nëse do të shfaqen problematika në zona. Nuk raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike, apo të ujit të pijshëm. Shërbimi meteorologjik, ka parashikur reshje dëbore edhe për ditën e martë. /abcnews.al
Borë në verilindje, në Kukës trashësia ka arritur mbi 10 cm
schedule18:01 - 17 Dhjetor, 2018
schedule 18:01 - 17 Dhjetor, 2018