Borë në shkretëtirë, temperaturat në Sahara zbresin deri në -2 gradë Celsius

schedule03:23 - 18 Janar, 2021

schedule 03:23 - 18 Janar, 2021

Teksa Janari sjell dëbore e ngricë në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme zakonisht nuk kanë të njëjtin fat. Por këtë vit, Saharaja është zbardhur dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë rënë në -2 gradë Celcius.

Këto imazhe me akull në dunat e rërës në Sahara sjellin një pamje tejet të pazakontë për këtë vend. Ndërsa në Arabinë Saudite, banorët mbushën shkretëtirën në rajonin e Aseer për të shijuar borën.

Shkretëtira e vogël e Algjerisë, Ain Sefra, e njohur ndryshe si Porta për në Shkretëtirë, është rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga Malet Altas. Ndërsa shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore dhe përgjatë viteve të fundit ka pësuar ndryshime të temperaturave dhe lagështi.

Ndonëse shumë e thatë sot, shkretëtira pritet të bëhet sërish e gjelbër rreth 15 mijë vjet më vonë