Ashtu siç ishte paralajmëruar Shqipëria është përfshirë një ditë më parë nga temperatura të ulëta dhe reshje bore në disa zona.
Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut të Dibrës, Korçës e Kukësit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se trashësia e borës në Korçë ka arritur deri në 10 cm. Ndër të tjera bëhet me dije se rrugët janë të pastruara dhe qarkulli bëhet pa probleme në akset kryesore.
Gjithashtu dhe në zonat rurale nuk ka probleme për shkak të reshjeve të borës. /abcnews.al