Borë në Llogara, rruga është e hapur

schedule15:16 - 24 Mars, 2018

schedule 15:16 - 24 Mars, 2018

Llogaraja mbulohet nga dëbora. Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, rreshjet e dëborës krijuan vështirësi qarkullimi në aksin rrugor pranë Qafës së Llogarasë, ndërsa trashësia e dëbores shkoi deri në 30 centimetra.

Aktualisht në zonë nuk ka probleme në rrugë me kalimin e automjeteve, megjithatë kërkohet kujdes maksimal. Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Problematike situata mbetet kryesisht në orët e para të mëngjesit, por edhe mbrëmjes pasi ulja e temperaturave në zonë krijon ngrica në rrugë./abcnews.al