Bordi shfajëson zyrtaren/ “Wisdom”, Bordi i Akreditimit: Shqiponja Telhaj nuk ka qenë presidente e ASCAL

schedule15:13 - 20 Shtator, 2024

schedule 15:13 - 20 Shtator, 2024

Bordi i  Akredimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë  mohon që kryetarja e  tij Shqiponja Telhaj  u  shpërblye me një çantë  Louis Vuitton për ti dhënë  akreditimin Kolegjit Universitar  “Ëisdom” në Tiranë,  pronari dhe administrator i  të cilit u arrestuan në Itali pak ditë më parë me dyshimin se janë përfshirë në një skandal te shitjes se certifikatave dhe diplomave false per shtetas italianë.

Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga Telhaj  Bordi thotë se  Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar detyrën e Presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë,  por atë të kryetares së Bordit të Akreditimit.

Duke shfajësuar  kryetaren e tij  Bordi bën fajson dikë tjetër;

“Prof. Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL.”

Në përgjimet e publikuara të dosjes hetimore, personat e akuzuar shprehen se kanë shkuar për darkë më  8 Mars 2022  datë  kur   Kryetarja e Bordit të Akreditimit  thotë se ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar  ku  jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik.

Bordi I  Akredimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë   thotë se faktet janë  lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS.

Bordi i Akreditimit i drejtuar nga Telhaj  thotë se  deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të institucionit në fjalë   ndërkohë;

“E gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.”

Bordi I  Akredimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë thotë se    Shqiponja Telhaj do ta ndjekë çështjen  ligjërisht për të kërkuar tërheqje dhe kërkim falje për akuzat e rreme.

Ndërkohë ky institucioni bën thirrje autoriteteve të hetojnë çështjen dhe të korrigjojnë gabimet në dosje pasi  thotë se incidente të tilla ndikojnë në reputacionin dhe integritetin e të gjithë bordit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!