Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, si do të shiten karburantet në treg

schedule16:13 - 3 Maj, 2023

schedule 16:13 - 3 Maj, 2023

Bordit të Transparencës këtë të mërkurë ka vendosur që të ulë çmimet me të cilat tregtohen karburantet në treg.

Sipas vendimit të fundit çmimi i naftës është ulur me dy lekë, tashmë ajo do të shitet me jo më shumë se 172 lekë.

Ndërkaq në vendimin e fundit të bordit është vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër dhe i gazit me 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!