Presidenti amerikan Donald Trump po mban fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos. Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë tetë luftëra.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara.”, tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se Sot, bota është më e pasur dhe më e sigurt, më paqësore sesa ishte vetëm një vit më parë, falë përpjekjeve të tij.
Ndërkohë këtë të enjte u zhvillua seanca plenarë në Kuvend, për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes” dhe u miratua me 80 vota pro, shqyrtimi i proceduarës së përshpejtuar i marrëveshjes.


