Partia Demokratike zyrtare ka qenë e pranishme në Gjykatën e Kushtetuese në lidhjen me padinë ku kërkohet shfuqizimi i bordit të karburanteve.
Pasi kanë përfunduar seancën e tyre, grupi i PD-së zyrtare është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Kushtetueses.
Dhurata Çupi është shprehur se 5 tregtarët më të mëdhejn të karburanteve janë vendosur pjesë e bordit të qeverisë ku caktojnë çmimet.
Sipas saj, që nga momenti i krijimi të bordit çmimet e karburatanve ka qenë katastrofike.
Çupi: 5 tregtarët më të mëdhenj të karburanteve, vendosen pjesë e bordit të qeverisë ku caktojnë çmimet.
Çmimet kanë qenë katastrofike pas vënies në funksion të bordit. Bordi nuk duhet të ekzistojë dhe çmimi të jetë në bazë të tregut. Në një ekonomi që duhet të bazohet në konkurrencë.
Më pas deputeti tjetër, Dashnor Sula është shprehur se ky bord është ngritur enkas për qëllime përfituese për një ose dy kompanitë hidrokarbureve.
Sula: Kërkoj falje qytetarëve që prej një viti vuajnë në kurriz çmimet e një bordi. Ky bord është ngritur enkas për qëllime përfituese për një ose dy kompani të hidrokarbureve.
Për shkak të konkurrencës, u gjet mekanizmi të ngrihej një bord ku përfshiheshin 5-6 kompani që nuk kishin këtë marsh fitimi të bëhej barazimi i fitimit.
Baza e një ekonomi tregu është konkurrenca dhe kjo qeveri e vendosi në thundrën e saj.
Të gjithë e dimë se si është çmimi në burs, dhe kjo nuk është ndjekur nga bordi.
Si është e mundur që ndryshohet çmimi çdo 24 orë. Kur ndryshon në burs këtu duhet minimumi 2 javë të ndikojë.
Sa i përket embargos, kemi raste flagrante të kapjes së tonelatave. Kjo rast kontrabandë do të futej nga operatorë të fuqishëm të tregtimit të karburanteve në vend.
Ne kemi bërë një studim për 10 vitet e fundit, sa i përket numrit të makinave, importit të karburanteve, shifrat janë tronditëse. Në vitin 2011, 440 mijë makina, në vitin 2021, 770 mijë euro. Në 2011 ç’doganoheshin 760 mijë ton naft, ndërsa në vitin 2021 ç’doganohen 730 ton naftë. Si ka mundësi?
Dy janë shkaqet, kontrabanda ose mos dalja e sasive të naftës për eksportim.
Po ju them që opozita është e vendosur në rrugën e saj për të bërë transparencë dhe akuzuar mazhorancën.
Në fund Dhurata Çupi u shpreh se shpreson që Kushtetuesja do të marrë të njëjtin vendim si për bordin e ushqimeve. r.t/abcnews.al