Milionat e vëna në dispozicion nga Todd Boehly, për teknikun Graham Potter supozohet se duhet të vinin nën presion numrin 1 të pankinës së “bluve”, mirëpo bordi i Chelsea ka vendosur se nuk do të shkarkojë Potterin në rast dështimi në një të ardhme të afërt.
Sipas prestigjiozes angleze The Guardian, pronarët e klubit nuk do të kërkojnë sukses të menjëhershëm, ku pavarësisht kostove të konsiderueshme të transferimit, ata do t’i japin kohë specialistit 47-vjeçar për të ndërtuar një ekip i cili mund të arrijë shumë.
Gjatë dy fraksioneve të kaluara të transferimeve, londinezët kanë blerë plot 16 lojtarë dhe kanë marrë 2 të tjerë në huazim. Mirëpo bordi drejtues ka shumë besim te drejtimi i Potter dhe do t’i japë 47-vjeçarit kohën e duhur. /i.m /abcnews.al