Moderatorja e njohur, Bora Zemani, i është futur muzikës. Para pak minutash, bukuroshja ka paralajmëruar këngën e saj të re me titull “Nuk jam si ti”, e cila do të publikohet sonte në orën 20:00.
Ajo ç’ka vihet re dukshëm është se kënga që nga titulli është një dedikim për Donald Veshajn, i cili 12 ditë më parë lancoi “Nuk je”.
Kjo telenovelë e krijuar mes tyre duket se po vazhdon që nga koha e “Big Brother VIP”, kur dyshja patën një krisje të marrëdhënies së tyre. Pasi Donaldi filloi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ndërkohë, ditët e fundit po përflitet që çifti janë rikthyer sërish së bashku, por asgjë nuk është konfirmuar./abcnews.al