I gjithë qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në disa zona ka arritur nga 30-60 cm dëborë, ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës arrin edhe më shumë.
Qarkullimi në rrugët nacionale është i hapur por në disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit- Stebleve, Qafë Bualli- Martanesh në disa segmente kalohet me zinxhirë. Mësohet se kontraktorët po punojnë për të hapur rrugët.
Në bashkinë e Dibrës, është bllokuar njësia Administrative, Selishtë, Lurë, e Luzni, rrugët e fshatrave dhe qendrave administrative, si Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reçm Kastriot e Melan.
Në bashkinë e Bulqizës, të bllokuar, janë njësitë Trebisht, Ostren, Gjorica, Fushe Bulqizë, Shupenzë e Martanesh.
Bashkia Klos ka të bllokuar rrugët e fshatrave në Xibër.
Ndërkohë në qarkun e Dibrës, ka mungesë të energjisë në Kala e Dodës, Sllovë, Fushe Çidhën, Selishte, Lurë, Reç e Muhurr dhe pjesërishtë qyteti Peshkopi, bashkia Dibër, si dhe Trebishtë, Ostren, Gjorice, Shupenzë, Fushë Bulqizë e qyteti Bulqizë.