Bora “pushton” Korçën, zonat malore në errësirë! Autoritetet apel: Pajisuni me zinxhirë

schedule23:02 - 14 Janar, 2021

schedule 23:02 - 14 Janar, 2021

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar mbrëmjen e sotme në të gjithë qarkun e Korçës. Për pasojë në zonat malore janë shkaktuar probleme me energjinë elektrike.

Aktualisht në errësirë janë Vithkuqi, Moglica, Lekas, Dardhas, Vincan dhe Mokër. 20 borëpastruese në terren po punojnë për pastrimin dhe hedhjen kripës në rrugë.

Akset rrugore nuk janë të bllokuara por autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve në zonat malore si Dardha, Voskopoja dhe Qafa e Qarrit./mv.abcnews.al