Bora dhe acari përfshin SHBA, shkon në 34 numri i viktimave

schedule09:08 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:08 - 19 Shkurt, 2021

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën nga i ftohti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e viktimave janë regjistruar në Teksas ku i ftohti polar, bora dhe tornadot kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Në Teksas, më shumë se 250,000 familje mbetën pa energji, ndërsa më shumë se 240,000 të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë në Luiziana dhe Misisipi (në jug).

Mediat e huaja bëjnë me dije se probleme të tjera për shkak të motit të keq kanë qenë dhe problemi i furnizimit me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve brenda banesave.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Liz Sergund-Randall,

Këshilltari i presidentit Joe Biden, për sigurinë kombëtare, Liz Sergund-Randall në një konferencë për mediat ka thënë se autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe do të merren masa që të mos ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë acari ka sjellë probleme edhe në procesin e vaksinimit të qytetarëve veçanërisht në Luiziana dhe Nju Jork.e.su./abcnews.al