Bora deri në 20 cm, probleme me qarkullimin në fshatrat e Krujës

schedule17:53 - 1 Shkurt, 2022

schedule 17:53 - 1 Shkurt, 2022

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Reshjet e borës në zonat malore kanë filluar që prej mbrëmjes së kaluar.

Sakaq, trashësia në malësinë e Krujës arrin deri në 20 cm. Sipas banorëve rrugët në disa fshatra të janë thuajse të bllokuara nga dëbora dhe kjo ka bërë që afro 2000 banorë të kenë shumë vështirësi në qarkullim. Ndërkohë, ende nuk ka ndërprerje energjie. /abcnews.al