Moti i keq krijoi probleme edhe në qarkun e Lezhës. Në Mirditë mësimi u pezullua në shkollat e zonave malore, ndërsa në disa fshatra lëvizja e mjeteve ishte e vështirë për shkak të dëborës. Në Lezhë situata problematike ishte në superstradën Lezhë-Shkodër. Ulja e temperaturave solli edhe ngrica në rrugë duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Reshjet e borës kanë rinisur, por me intensitet të ulët. /abcnews.al