Edhe pse reshjet e dëborës në territorin e qarkut Shkodër kanë tre ditë që kanë pushuar disa rrugë janë të pakalueshme. Kështu p.sh në drejtim të Vermoshit 10 km nuk mund të kalohen lirshëm as me makinë të madhe e as me pajimet e nevojshme. Qafa e Predelecit është e bllokuar dhe përveç kësaj ka shkarje të tokës dhe fryn erë e fortë. Për këtë shkak disa fshatra janë bllokuar në Kelmend. E njëjta situatë është edhe në disa fshatra të Malësisë së Madhe, në rrugën Bogë-Theth, në zonën e Qaf Thores. Në këtë zonë ka dhe orteqe, kurse në rrugën Theth-Breglumi ka rënie të gurëve e kalimi bëhet me vështirësi./abcnews.al
Bora bllokon rrugën në drejtim të Vermoshit
schedule13:22 - 4 Janar, 2018
schedule 13:22 - 4 Janar, 2018