Bora “bllokon” futbollin, katër ndeshje të pezulluara në të Parën

schedule13:48 - 13 Shkurt, 2021

schedule 13:48 - 13 Shkurt, 2021

Bora ka bërë që katër ndeshje të Kategorisë së Parë të anulohen. Fillimisht u vendos që mos të luhej Burreli-Vora, për shkak të bllokimit të rrugëve drejt qytetit verior.

Më pas Besëlidhja-Partizani B ishte sfida që FSHF vendosi të mos zhvillohej. Stadiumi i lezhjanëve është pushtuar nga bora, sikurse edhe në Peshkopi.

 

Stadiumi i Peshkopise

Korabi-Veleçiku ishte pezull deri në momentin e nisjes, por në fund u vendos të mos luhej. Fusha nuk mund të lejonte të luhej futboll, sikurse edhe në Pogradec, ku vendasit prisnin Besën. Sot po luhet vetëm Erzeni-Oriku.  /abcnews.al