Bonusi për pensionistët, Hado: Mund ta tërheqin deri në dhjetor 2024, përfitojnë rreth 704 mijë qytetarë

schedule11:13 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 11:13 - 4 Dhjetor, 2023

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado thotë se bonusi për pensionistët mund të tërhiqet deri në dhjetor të vitit 2024.

Në një dekklaratë për mediat, Hado u shpreh se nuk është e nevojshme që të krijohen radhë, teksa shtoi se bashkë me bonusin, pensionistët do të tërheqin edhe kësin mujor të pensionit.

“Të gjithë ata që nuk munden për arsye të ndryshme, mund ta tërheqin këtë bonus edhe vitin e ardhshëm. Nuk ka nevojë që të shyhen nëpër radhë. Bonuset po i shpërndajmë me këstin mujor të pensioneve. Dua të garantoj se është një buxhet që është miratur që buxhetin e kaluar. Fondet janë në dispozicion. Mund ta tërheqin kur të kenë nevojë. Janë rreth 585 mijë qytetarër që marrin pensione pleqërie, janë qytetarë që marrin pensione si ish minatorë, 2172 , pension social, 2500 persona, marrin të gjithë personat me pension të parakohshëm, 6053 veta. Janë edhe disa kategori të tjera, persona që marrin pension pleqërie për shkak të punës së vështirë që kanë, dhe ata persona që kanë përfituar trajtime të veçanta. Atë ditë që do marrin pensionin, do marrin edhe këstin mujor”, theksoi ai.

Në lidhje me problemin në disa posta për mungesa parash, Hado deklaroi:” Sigurisht që jam në dijeni, por nuk ka të bëjë me faktin që nuk ka para. Të gjithë llogaritë e postës shqiptare janë mbushur me para, problemi është levizja me paranë cash që posta shqiptare bën. Janë xhiruar paratë më datë 1, ka të bëjë me një vonesë të parave, nga thesari i postës në pikat paguese. Janë bërë rreth 23 mijë pagesa deri tani.

Hado nënvizoi se po bëhet një studim me Bankën Botërore.

“Me Bankën Botërore po bëjmë një studim të sistemit të sigurimeve shoqërore në Shqipëri, që nga 2014 deri më tani. Se si do të performojë kjo sekmë dhe çfarë nevojash ka përsa i përket qëndrueshmërisë financiare, sa pensione jepen. Sapo të dalin këto rezultate, do shikohet mundësia se ku ështëe  nevojshme të ndërhyhet në sistemin e pensioneve. Mund të dalë që edhe ndoshta nuk ka nevojë për ndryshime, pa pasur një panoramë të qartë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!