Bonusi i bebes/ Këtë vit e kanë përfituar 40 mijë foshnja në të gjithë vendin

schedule15:25 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:25 - 14 Dhjetor, 2023

Mario dhe bashkëshortja e tij janë bërë sapo janë bërë prindër, dhe ai ka ardhur të tërheq çekun e bonusit të bebit në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Në këtë maternitet sipas drejtoreshës Eliona Demaliaj, shpërndahen çdo vit rreth 6000 bonuse të cilat pre 4 vitesh i vijnë më ndihmë çifteve të reja.

Edhe pse numri i familjes tradicionale në vend është ulur, përsëri ka prej atyre çifteve që përtej mundësive ekonomike kanë ruajtur traditat e hershme.

E njejta gjë ndodh edhe në Maternitetin Koço Gliozheni, ku shuma më e madhe e përituar njëherësh ka qenë 350 mijë lekë të reja.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi thotë se për të mundësuar kujdesje sa më të madhe për çiftet që jetojnë në Shqipëri, do ndërpritet bonusi për çiftet që jetojnë jashtë.

Në vitin 2024 është menduar që shumica e bashkive në vend, të ndjekin shembullin e Bashkisë së Tiranës për çiftet e reja. Dhënia e një shpërblimi nga gjëndja civile.

Nga viti 2019 e deri më sot mbi 150 mijë çifte kanë përfituar bonusin e bebit. Një pjesë e mirë e tyre për të disatën herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!