Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bonuset për pensionistët/ Ekspertja e ekonomisë: Është një ndihmesë për shpenzimet e përditshme

schedule20:24 - 10 Tetor, 2025

schedule 20:24 - 10 Tetor, 2025

TIRANË– Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie, e ftuar në “Sheshi i Dollarit” analizoi dobinë që kanë bonuset, që shpërndahet për pensionistët në vend.

Ajo theksoi se ky instrument nuk plotëson nevojat gjithëvjetore që kanë pensionistët, por megjithatë është mirë të jepet, të paktën njëherë në gjashtë muaj.

Ekspertja theksoi se duhet bërë më shumë për këtë shtresë sociale pasi kostot e jetesës janë tepër të larta.

“Për sa kohë bonusi nuk plotëson nevojat gjithëvjetore të një pensionisti, por për pensionistët e rëndësishme që jepet, pastaj se sa jepet nuk ka rëndësi më për to.

Bonusi nuk zgjidh as shpenzimet e një muaji, Do të ishte mirë, që të jepej njëherë në gjashtë muaj, sepse do ndikonte pozitivisht.

Bonusi ka efekt pozitiv psikologjik, sepse është mirë që marrin, por kjo nuk zgjidh problemet që ka një pensionist për kostot e jetesës.”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!