Bonucci: Nuk ka motivues si Antonio Conte, Allegri i duhuri për Juventusin

schedule19:39 - 7 Qershor, 2021

schedule 19:39 - 7 Qershor, 2021

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, ka dalë në konferencë për shtyp dhe aty ka folur edhe për trajnerë të njohur si Antonio Conte dhe Roberto Mancini. Ky i fundit drejton aktualisht kombëtaren “axurre”.

“Bëmë një Europian të mrekullueshëm në vitin 2016, edhe pse e mbyllëm garimin në çerekfinale. Siç ka thënë edhe Conte, shpresojmë që Mancini të bëjë edhe më mirë. Sa i takon të qënit motivues dhe udhëheqës karizmatik, Conte është ndoshta më i miri në botë.

Duhet ta bënte diçka të tillë në vitin 2016 për të kompensuar mungesën e cilësisë. Me Mancinin kemi rizbuluar entuziazmin tonë, kënaqësinë e futbollit dhe talentin. Ata janë dy trajnerë shumë të ndryshëm, por e kanë provuar të dy që janë të klasit të lartë”.

Mes të tjerave Bonucci komentoi edhe rikthimin e Allegri te Juventusi: “Ishte zgjedhja e duhur. Pasi u vendos të largohej Pirlo, ishte diçka e zgjuar marrja e një trajneri me përvojë të madhe, i cili e njeh Juventusin dhe me punën e përditshme mund të ndihmojë që një klub si Juve t’u afrohet objektivave që i vendos çdo vit”. v.p / abcnews.al