Leonardo Bonucci ka gëzuar trajnerin Andrea Pirlo, pasi ka dalë negativ në dy teste për COVID-19 dhe tani mund të bashkohet me skuadrën dhe të përgatitet për ndeshjen e radhës.
Qendërmbrojtësi ishte infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe mungoi në ndeshjen e fundit kundër Napolit dhe Genoas. Më parë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Merih Demiral, i cili është bashkuar me grupin.
Tani te Juventusi është vetëm një futbollist i prekur me COVID-19. bëhet fjalë për mesfushorin Federico Bernardeschi. Edhe ai pritet që së shpejti ta fitojë betejën me virusin famëkeq dhe do të jetë nën urdhrat e Pirlos. /abcnews.al