Bonucci: Ishim Juventus vetëm 93 minuta e 45 sekonda! Goli? Bravo kundërshtarit

schedule09:16 - 9 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 9 Nëntor, 2020

Gjatë ndeshjes ndaj Lazios të përfunduar 1-1, Leonardo Bonucci nuk ishte i qetë në fushë, pasi u kap me Danilon në një moment duke i thënë “ta qepë” gojën. Në fund të ndeshjes ai humbi duelin me Caicedo, i cili shënoi dhe i hoqi fitoren nga duart Juventusit. Pas ndeshjes, Bonucci për Sky Sport foli:

Bëmë një paraqitje si Juventusi për 93 minuta e 45 sekonda. Ishim solidë dhe agresivë në fazën mbrojtëse, Lazio krijoi zero shanse dhe pastaj pësuam një gol nga një top që mund ta trajtonim ndryshe”.

“Absolutisht duhet të përmirësohemi për të arritur synimet tona dhe kjo është ajo që duhet të na shtyjë të japim gjithnjë e më shumë. Ka momente kur ju duhet të rrezikoni, ka të tjera kur duhet thjesht ta godasësh topin jashtë stadiumit”.

Dybala humbi një top në fund dhe më pas Juventusi pësoi. Gjithsesi Bonucci nuk fajëson argjentinasin: “Nuk është faji i atyre që hynë në lojë, Dybala dhe Bernardeschi bënë punën që duhet të bënin. Ne humbëm një top dhe katër apo pesë të tjerë nga ne bënë gabime.

Nuk kishte ndonjë shenjë që ne mund të pësonim gol, por kur nuk je 100 për qind i fokusuar rrezikoni të pësoni. Duhet të na shërbejë si mësim”. Në fund mbrojtësi u ngacmua edhe në lidhje me mbulimin që i bëri sulmuesit të Lazio, Caicedo.

“Si mund ta mbuloja kundërshtarin? Ai ishte i zoti me rrotullimin e bërë me këmbën e djathtë. Sigurisht mund të bëja më shumë, por duhet të njohësh edhe meritën e lojtarit kundërshtarit”, përfundoi Bonucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!