Bonucci dhe Insigne në ekstazë: Itali madhështore dhe me zemër të madhe

schedule09:18 - 3 Korrik, 2021

schedule 09:18 - 3 Korrik, 2021

Italia e konfirmoi edhe ndaj Belgjikës që është një skuadër e fortë, e bukur dhe fituese. Kombëtarja azzurre mposhti 2-1 “Djajtë e Kuq” falë golave të Nicolo Barella dhe Lorenzo Insigne, duke eliminuar një nga favoritet e Euro 2020.

Skuadra e Roberto Mancinit në gjysmëfinale, aty ku do të sfidojë Spanjën. Leonardo Bonucci zhvilloi një takim perfekt në mbrojtje, ndërsa Insigne, i cili realizoi një eurogol, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

BONUCCI – “Mbrëmje si kjo ndaj Belgjikës konfirmojnë faktin që po bëhemi të mëdhenj, realisht të mëdhenj. Shfaqëm vetëmohim, shpirt gare dhe zemër të madhe. Tani le të ikim në Wembley dhe të besojmë te suksesi i madh”.

INSIGNE – “Një nga golat e mi më të bukur. Jemi një skuadër madhështore. Spinazzola po qante, urojë të mos jetë një dëmtim i rëndë. Unë lideri i kësaj Italie? Jo, unë thjesht vihem në dispozicion të skuadrës. Jemi të gjithë në nivelin e duhur për t’i shkuar deri në fund këtij turneu”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!