Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bonot e thesarit/ Yeldi mesatar ulet sërish, zbret në 3.11% për bonot 12 mujore

schedule14:39 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:39 - 25 Shtator, 2024

Interesat e bonove të thesarit kanë shënuar një tjetër rënie. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë rezultoi se yeldi mesatar i ponderuar për bonot me afat maturimi 12 mujor zbritën në 3.11% nga 3.15% që ishin në raport me ankandin e zhvilluar në gusht.

Me këto norma po i afrohen niveleve më të ulëta përgjatë dy viteve të fundit. Kërkesa e investitorëve ishte shumë më e lartë se ankandi i mëparshëm por edhe se shuma e shpallur nga Ministria e Financave prej 6.5 miliardë lekë. Shuma e kërkuar nga investitorët arrinte në rreth 12.5 miliardë lekë.

Kjo rënie e yeldeve për bonot e thesarit këtë periudhë është ndikuar edhe prej ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në politikën monetare me uljen e normës bazë të interesit që ndërmori në muajin korrik, nisur edhe nga shifrat mjaft të ulëta të inflacionit në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!