Bombë vdekjeprurëse në restorantin ku po festoheshin Krishtlindjet

schedule05:58 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 05:58 - 26 Dhjetor, 2021

Zyrtarët të Republikës Demokratike të Kongos deklaruan, se të paktën gjashtë persona kanë vdekur në një sulm vetëvrasës me bombë në një restorant të mbushur me njerëz në qytetin lindor të Benit. Policia e ndaloi agresorin që të hynte në ndërtesë por ai hodhi veten në erë në hyrje të ndërtesës duke vrarë 5 persona.

Nga sulmi terrorist u plagosën dhe 13 persona raporton “BBC”. Zyrtarët lokalë akuzuan për sulmin e ditës së djeshme grupin militant të quajtur Forcat Demokratike Aleate që thuhet se është i lidhur me Shtetin Islamik. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Dy dëshmitarë deklaruan për agjencinë e lajmeve “AFP” se ishin më shumë se 30 njerëz duke festuar Krishtlindjet brenda restorantit kur bomba shpërtheu. Në kohën e shpërthimit në restorant gjendeshin fëmijë dhe zyrtarë lokalë. Gjatë javëve të fundit ka pasur përplasje të vazhdueshme midis forcave ushtarake dhe grupit terrorist.

Forcat ushtarake pas sulmit i bënë thirrje qytetarëve që të ktheheshin nëpër banesa për sigurinë e tyre. Në nëntor forcat ushtarake kongoleze dhe ugandase nisën një operacion ushtarak kundër grupit militant në kundërpërgjigje të sulmeve terroriste që kishin kryer. Autoritetet në Uganda deklaruan që grupi është organizatori i disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur kohët e fundit në vend dhe në kryeqytetin Kampala.

Në mars qeveria e  SHBA-së e vendosi këtë grup në listën e grupeve terroriste që janë të lidhura me Shtetin Islamik.  / abcnews.al