Bombë televizionit privat grek Skai

schedule12:08 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 12:08 - 17 Dhjetor, 2018

Një shpërthim i fuqishëm në godinën e televizionit privat grek Skai ka tronditur Athinën mëngjeisn e të hënës. Sipas raportimeve të mediave ka vetëm dëme materiale. Televizioni është zëri më kritik i qeverisë së kryeministrit Tsipras.

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në godinën e televizionit privat Skai në Athinë. Për fat, nuk ka pasur viktima apo të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në orën 02:35 duke u gdhirë e hënë. Shpërthimit i parapriu një telefonatë paralajmëruese në televizionin Antena dhe portalin Zougla.gr. personi që telefonoi tha se do të kishte një shpërthim bombe te TV Skai pas 45 minutash dhe shtoi se nuk ishte farsë.

Forca të mëdha policore mbërritën në vendngjarje dhe urdhëruan evakuimin e godinës. Shpërthimi që pasoi u dëgjua deri në qendër të Athinës, ndërsa xhama u thyen në godinat përreth, banorët e të cilave thanë se e ndjenë shpërthimin si një tërmet. Policia vlerëson se kanë qenë të paktën 5 kilogramë lëndë eksplozive. Bomba ishte vendosur në pjesën e jashtme të murit rrethues të televizionit dhe rrezja ishte kaq e fuqishme, saqë ka dëmtuar jashtë mase deri dhe katin e gjashtë.

Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe ministrja e mbrojtjes së qytetarit, që e dënoi atentatin, duke thënë se ishte një sulm kundër demokracisë. Sulmi u dënua dhe nga gjithë partitë e tjera. Skai është televizioni më kritik ndaj qeverisë Tsipras, ministrat e së cilës nuk pranojnë që prej një viti të paraqiten në emisionet e këtij kanali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!