“Bombë” nga Spanja për Mbappe, Real Madrid ka gati kontratën për sulmuesin francez

schedule09:38 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:38 - 7 Korrik, 2023

“Seriali televiziv” i Kylian Mbappe vazhdon.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaiffi, e bëri të qartë se Kylian Mbappe ka vetëm dy mundësi, të nënshkruajë rinovimin ose të të largohet këtë verë në merkato. Mbappe vazhdon të këmbëngulë se nuk dëshiron të vazhdojë me PSG përtej vitit 2024.

Më pas, një radio madrilene e quajtur “Cadena Ser”, ka zbuluar një marrëveshje të supozuar mes Real Madrid dhe Kylian Mbappe. Në veçanti, shprehet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me 50 milionë euro në vit si tarifë dhe më një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro!

Megjithatë, spanjollët nuk thonë nëse marrëveshja do të bëhet këtë verë apo nëse do të presin që lojtari të jetë i lirë. Në thelb, nëse Mbappe nuk nënshkruan një kontratë të re në Paris dhe nuk shitet këtë vit, ai do të jetë i lirë të negociojë me një ekip të ri në gjashtë muaj.

PSG e vlerëson Mbappe në 200 milionë euro. Francezi do të kërkojë 50 milionë euro në sezon dhe me shpenzimet e shpërblimet e tjera do të kalojnë shifrën e 300 milionë euro. Reali, siç raportojnë mediat në Spanjë, këtë vit nuk do t’i japë këto 300 milionë euro, por do të presë./h.ll/abcnews.al