Skuadra marokene e futbollit bëri përshtypje në Botërorin e Katarit, ku arriti deri në gjysmëfinale dhe në vitin 2023 dhe tani mund të rrëmbejë mesfushorin e Milanit, transmeton “BeIN sports”. Marokenët në fakt duan Brahim Diaz dhe thuhet se ka gjasa reale që ai të veshë fanellën e skuadrës afrikane në të ardhmen.
Dias ka lindur në Malaga, babai i tij është maroken dhe nëna e tij është spanjolle.
Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e“furisë së kuqe”, dhe në qershor të 2021 debutoi për ekipin e të rriturve në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.
“BeIN sports” thekson se trajneri i Marokut, Walid Regraghi, ka folur me futbollistin 23-vjeçar edhe para Botërorit dhe se së fundmi ka vizituar Milanin për të bindur Diaz që të pranojë të veshë fanellën e “Atlas Lions”.
Megjithatë, ka raportime nga Spanja se trajneri i ri i ekipit A, Luis de la Fuente, po planifikon të thërrasë Dias për fillimin e kualifikimeve për Euro 2024, të cilat fillojnë në mars. /G.D abcnews.al/