Federata Qipriote e Futbollit (CFA) ka anulluar të gjitha takimet që ishin parashikuar për tu luajtur ditën e sotme. Ky vendim vjen si pasojë e refuzimit nga ana e gjyqtarëve për të arbitruar këtë javë, pas kërcënimit me bombë që i ka ndodhur një arbitri.
Bomba e vendour mbi makinën e arbitrit 33-vjeçar, Andreas Constantinou, solli dhe protestën nga ana e gjytarëve qipriotë. Makina ishte e parkuar në garazhdin e apartamentit ku jeton gjyqtari.
Hetuesit besojnë se ngjarja është e lidhur me futbollin, konkretisht ndeshja mes Doxa dhe AEL. Pas ndeshjes e cila u mbyll në barazimi 2-2, miqtë kishin shumë ankesa për arbitrimin. Federata e cilësoi këtë si akt terrorist dhe mori masën e parë, duke anulluar takimet e sotme. /abcnews.al