Prej më shumë se 60 minutash policia e Vlorës vijon që të mbajë të rrethuar zonën në Skelë pranë pallatit të Kulturës, ku është gjetur një pako e dyshimtë pranë një peme në lulishte dhe që dyshohet se mund të kemi të bëjmë me eksploziv të lidhur me celular.
Policia do të mbajë të rrethuar zonën duke bllokuar edhe qarkullimin deri në momentin që të vijnë ekspertët e xhenios që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar për të mësuar se cfarë ka brenda pakos.
Abc News mëson se policia ka marrë disa pamje nga disa kamera sigurie të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të parë nëse arrijnë të identifikojnë personin që ka lënë pakon, që ka vendosur në alarm qytetin bregdetar mbrëmjen e sotme./ db/Abcnews.al