“Bombë” infektimesh nga Omicron në Shkodër, 45% e tamponëve pozitivë

schedule15:49 - 26 Janar, 2022

schedule 15:49 - 26 Janar, 2022

Pas Tiranës dhe Fierit, Qarku i Shkodrës është ndër më të prekurit në vend nga varianti i ri i koronavirusit. Rreth 45% e personave që kryejnë tamponë dalin pozitivë. Shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa thotë se gjatë këtij muaj janë rritur si numri i testimeve ashtu dhe i të infektuarve.

“Është prezent varianti Omicron që ka një transmetueshmëri shumë të lartë. Brenda ditës mund të bëjmë nga 200 deri 400 testime. Nga këto 40-45% konfirmohen pozitiv.”

Hysa thekson se më të prekurit janë të rinjtë, por s’kanë munguar as fëmijët

“Kryesisht të rinjtë, kur ishin shkollat hapur dhe ata në moshë shkollore, por ka dhe shtatzëna. Numri i fëmijëve të moshave parashkollore është më i ulët rreth 4-5 në ditë, që konfirmohen pozitivë.”

Sipas mjekes veç Omicron, në Shkodër po qarkullon gripi stinor. Ajo këshillon qytetarët që të mos neglizhojnë masat mbrojtëse, të shmangin grumbullimet dhe të vaksinohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!