Bombë dhe të shtëna në Gaza, plagoset kryeministri i Palestinës

schedule11:40 - 13 Mars, 2018

schedule 11:40 - 13 Mars, 2018

Një shpërthim i fuqishëm është veirifkuar në afërsi të automjetit të kryeministrit palestinez Rami Hamdalla dhe shefit të inteligjencës Maxhid Frej në Rripin e Gazës. Sipas mediave lokale, dy zyrtarët kanë mbetur të plagosur. Pas shpërthimit janë verifikuar dhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të kryeministrit dhe shefit të inteligjencës. Gjithashtu nga kjo ngjarje mbetën të plagosur rëndë dhe dy kalimtarë. Policia e Hamas njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin në fjalë. Megjithatë, presidenca palestineze ka akuzuar organizatën Hamas si përgjegjëse për atentatin. Pavarësisht plagëve të marra, kryeministri ka vijuar me vizitën e tij në qytetin e Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!