Bombë apo alarm fals? Pritjes i vjen fundi pas 3 orësh, arrijnë xhenierët në Vlorë

schedule21:48 - 13 Tetor, 2020

schedule 21:48 - 13 Tetor, 2020

Ekspertët e xhenios kanë arritur në Vlorë pas 3 orësh nga momenti që është rrethuar zona pranë pallatit të Kulturës, ku është gjetur pakoja e dyshimtë e mbështjellë me një celular.

Ekspertët pritet që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar për të mësuar nëse kemi të bëjmë me eksploziv apo alarm fals.

Rreth orës 19:00 policia e Vlorës mori njoftimin se pranë një peme në rrugën në zonën e Skelës është pikasur një pako e dyshimtë. Sapo mbërriti, policia vendosi perimetrin e sigurisë duke rrethuar zonën.

Abc News solli pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa duket pakoja e dyshimtë që është mbështjellë me një celular duke ngritur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një bombë të telekomanduar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorit që e ka lënë./ db/Abcnews.al