Bombardimi i vazhdueshëm i Mariupolit, mbyllen korridoret humanitare në Ukrainë

schedule11:49 - 17 Prill, 2022

schedule 11:49 - 17 Prill, 2022

Ukraina dhe Rusia këtë të dielë nuk kanë arritur që të bien dakord për të hapur kanalet humanitare për evakuimin e civilëve.

Zvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka theksuar se fatkeqësisht sot nuk do të ketë rrugë evakuimi për civilët.

Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për armëpushimet në rrugët e evakuimit. Prandaj, për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare”, ka thënë ajo.

Vereshchuk tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga porti i rrethuar i Mariupolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!