Bombardimi i spitalit në Gaza, Cako: Goditja ishte e kalkuluar dhe preçize, mund ta ketë kryer Izraeli

schedule21:22 - 20 Tetor, 2023

schedule 21:22 - 20 Tetor, 2023

Konspiracionisti Alfred Cako thotë se bombardimi i spitalit në Gaza ku pati qindra viktima, mund të jetë kryer nga Izraeli.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Cako u shpreh se goditja ishte e kalkuar dhe preçize.

“Kjo është një luftë mediatike dhe një luftë të shërbimeve sekrete sa i përket këtyre regjistrimeve për ato raketat. Ata që mbështesin Izraelin dhe mediat e fuqishme janë më të mëdha se të krahut tjetër. Nuk mund ta përcaktojmë dot. Bën diçka vetë kur do t;ia hedësh kundërshtarit dhe do t’ia hedhësh viktimës. E bën vetë që të kesh një përfitim më të madh se dëmi. Unë mendoj që një goditje me një precizion aq të lartë në një kohë kur Hamasi nuk ka raketa të godasë Izraelin, mendoj që probaliliteti më i madh është ta ketë bërë Izraeli. Tani nuk ka fuqi zjarri Hamasi fare, ka mbaruar.

Kemi vetëm hedhje predhash dhe bombardime nga ana e Izraelit. Unë them që me një goditje aq të kalkuluar dhe aq të lartë, mendoj se mund të jetë Izraeli. Është krim lufte, çdo goditje e civilëve quhet krim lufte. Kur është një grup i organizuar siç është Hamasi, qe nuk është përfaqësues i shtetit, quhen akte terroriste”, theksoi ai./abcnews.al