Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se ndihma ushtarake për Ukrainën nuk do të mungojë. SHBA kanë bërë me dije se paketa e re arrin vlerën rreth 100 milionë dollarë, dhe përfshin mjete për forcimin e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu përfshin edhe një sistem shtesë HIMARS, predha artilerie, armë antitank si edhe municione të kalibrit të vogël. Njoftimi është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Nga Kievi sekretari amerikan i mbrojtjes bëri me dije se mbështetja për Ukrainën nuk do të mungojë, duke siguruar presidentin ukrainas, Voldymir Zelensky se Uashingtoni qëndron me Kievin kundër pushtuesve rusë.