Bombardimet ruse në Kiev dhe Odesa, Meçollari: Kanë për qëllim thyerjen e moralit të kundërshtarit. Hide: 9 Maj? Rusia jeton më të shkuarën

schedule20:49 - 8 Maj, 2023

schedule 20:49 - 8 Maj, 2023

Kapiten Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ka folur në lidhje me ofensivën e ditëve të fundit të Rusisë, e cila ka bombarduar Kievin dhe Odesan.

Ai tha se këto bombardime kanë për qëllim vetëm thyerjen e moralit të kundërshtarit.

“Bombardimi i Kievit dhe Odesës, e gjithë kjo ofensivë që ka 3-4 ditë që vazhdojnë, kanë të bëjnë me thyerjen e moralit të kundërshtarit.

Është e vështirë të thyhet ky moral, ky veprim nuk ka qëllime ushtarake, por vetëm thyerje të moralit” tha ai.

Në lidhje me paradën e 9 Majit, për të cilën Rusia është duke u përgatitur, ashtu siç bën çdo vit, pasi e konsideron këtë datë shumë të rëndësishme, ndryshe nga Europa Perëndimore, eksperti Hide tha se Rusia jeton në një dimension paralel, që është e shkuara dhe kërkon ta ringjallë atë me çdo kusht.

“Aktualisht kemi të bëjmë me një moment kritik që ndodhet Rusia. Ajo ka nevojë të rrisë moralin  e popullit të saj. Nga ana tjetër, domethënia dhe simbolika e saj nuk ka qenë asnjëherë aq e fortë sa në Rusi.

Parada të tilla nuk i shohim në Europë.

Unë mendoj se Rusia jeton me një dimension paralel, duket sikur jeton në traditat e vjetra dhe do ti ringjallë ata me çdo kusht” u shpreh Hide.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!