Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë

schedule18:07 - 16 Maj, 2022

schedule 18:07 - 16 Maj, 2022

Bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk, kanë vrarë 10 civilë, sipas guvernatorit rajonal.

Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse në javët e fundit ndërsa trupat përpiqen të marrin kontrollin e rajonit, raporton  Skynews.

Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një mesazh falënderimi ushtarëve që mundën të zmbrapsnin trupat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Lexo edhe: Pse Turqia kundërshton futjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO a është ky qendrimi final?

Kujtojmë se forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit që ka duruar me javë të tëra bombardime.

Gjatë ditës së sotme, një grup ushtarësh u fotografuan pranë një tabele kufitare të restauruar, me ngjyrat e flamurit ukrainas, që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.

“Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!” tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!